Policia braktis Superioren, klubet fusin mik të zhvillohen ndeshjet  

Këtë sezon e në vazhdim, policia shqiptare ka vendosur që të mos garantojë ndeshjet e kampionatit shqiptar. Me një shkresë sekrete, uniformat blu kanë njoftuar klubet që nuk do të garantojnë asnjë takim në çdo kategori, pasi nuk kanë mundësi. Sipas policisë, kjo e fundit nuk ka forma të mjaftueshme për të marrë nën kontroll ndeshjet në Shqipëri dhe aktualisht është e fokusuar diku tjetër. Po kështu edhe masat e kushtet në stadium janë skandaloze, dhe rekomandimet e policisë nuk merren parasysh.

Në këto kushte ai që e pëson është futbolli. Kështu klubet që nga 9 shtatori janë në hall, sepse policia vazhdon të bëjë rezistencë dhe të mos sjellë uniforma për të garantuar sigurinë në ndeshjet e Superiores, e Kategorisë së Parë. Viktima klasike e kësaj historie është Dinamo. Ndeshja hapëse e javës së dytë e Kategorisë e Parë u ka buzëqeshur “bluve” nga kryeqyteti, të cilët këtë takim e zhvilluan si pritës në kompleksin “Internacional” në Pezë, por pa praninë e tifozëve, pasi policia e shtetit nuk kishte marrë përsipër ndeshjen. Edhe Tirana në Kupë, kuptoi që policia nuk garantonte ndeshjen me tifozë, por këtë situatë po e kalojnë të gjitha skuadrat në Shqipëri. Shkurt, policia ka braktisur futbollin shqiptar dhe skuadra e varfra janë detyruar që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare.  

Zgjidhja – Për momentin zgjidhja që kanë bërë klubet është artizanale. Ndërhyjnë me influencat që kanë, në drejtoritë e policisë, për të gjetur zgjidhje për ndeshjet. Në të kundërt, takimi humbet në tavolinë. Mësohet se shumë skuadra rrezikojnë nga kjo situatë dhe po bëhet e pamundura që gjërat që të qartësohet edhe pse zgjidhja më e shpejtë është policia private nëpër stadiume.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *