Policia angleze bastis zyrat e Njukasllit dhe Uest Hemit

0

Zyrat e Njukasllit dhe Uest Hemit janë bastisur sot nga policia angleze, që po heton në lidhje me një skemë mashtruese dhe fshehje taksash në futbollin profesionist anglez.

Policia ka konfiskuar dokumente të shumta, kompjutera e telefonë celularë dhe ka arrestuar shumë persona, duke përfshirë shefin e Njukasllit, Li Çarnli.

Akuza është fshehje e taksave dhe tatimit mbi fitimin, si dhe mashtrim me sigurimet shoqërore, ndërkohë që operacioni gjigant ka parë kontrolle dhe arrestime jo vetëm në Angli, por edhe në Francë.

Asnjë koment nga Njukaslli, ndërsa Uest Hemi është mjaftuar me një komunikatë të shkurtër: “Do të bashkëpunojmë me policinë për hetimet. Deri në përfundim të tyre, nuk kemi komente të tjera”.Në rast se Njukaslli e Uest Hemi shpallen fajtorë, të dy klubet rrezikojnë heqje pikësh në renditje, këtë sezon ose pasardhësin.

Vitet e fundit transferimet nga futbolli francez në Angli kanë qenë të shumta dhe Njukaslli mban rekordin, aq sa para pak kohësh u kthye në modë emërtimi “klub francez”, ku më shumë flitej frëngjisht, sesa anglisht.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image