Polemikat nuk kanë fund, Ramsej “thumbon” Dajerin e Totenhemit

 Arsenali arriti një fitore fantastike në derbin e Londrës së Veriut kundër Totenhemit. Djemtë e Unai Emeri fituan me rezultatin 4-2 dhe tashmë renditën në vendin e katërt, duke parakaluar ekipin e “Spurs”.

 Abumejang kaloi Arsenalin në avantazh shumë shpejt, ndërsa Erik Dajer barazoi shifrat, përpara se Herri Kejn të kalonte Totenhemin përkohësisht përpara.

 Pikërisht goli i Dajer tensionoi atmosferën në stadium. Mesfushori 24-vjeçar festoi, duke bërë shenjën e heshtjes kundrejt tifozëve të Arsenalit. Një gjë e tillë solli reagimin e Stefan Litshtajner, i cili ndodhej në stol.

 Zvicerani nuk përtoi t’i kërkonte llogari lojtarit të kombëtares angleze për gjestin ofendues ndaj tifozëve vendas dhe atij iu bashkua dhe Aron Ramsej. Situata për pak sa nuk precipitoi, por ndërhyrja e të tjerëve qetësoi palët.

 Ramsej nuk e ka mbyllur me aq dhe ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë humor dhe thumbuar “armikun” e Totenhemit, Erik Dajerin. “Më kërkoi të ulesha”, shkruan uellsiani, ndërsa e shoqëron komentin me një foto gjatë ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *