Polemikat e mëdha për Cuadrado-n, në Itali e shpjegojnë: Ja pse VAR-i nuk ndërhyri

Polemikave të fundit mbi prekjen e topit me dorë nga lojtari Cuadrado, në ndeshjen e zhviluar ditën e sotme mes Atalantës dhe Juventusit, ka menduar t’i japë shpjegim “Sky Sport”. Këta të fundit kanë përgjigjen e pyetjes që shumë tifozë dhe jo vetëm kanë shtruar për këtë rast: “Përse nuk ndërhyri VAR-i?” Kështu, “Sky Sport” bën të ditur pse VAR-i nuk mund të ndërhyte gjatë këtij episodi, duke e sqaruar njëherë e mirë këtë temë me fjalët:

“VAR-i ndërhyn kyr kemi të bëjmë me një faull të dukshëm gjatë sulmit. Në rastin specific të duarve të rrëshitura në mënyrë të dukshme të Juan Cuadrado, kjo quhet si një ndërhyrje mbrojtëse që nuk njihet nga arbitri Rocchi dhe nga gjyqtari i katërt. Për këtë arsye, për shkak të çështjeve të rregullores, VAR-i nuk ndërhyn”./Sport Ekspres/