Polemika e re e Murinjos: Miqësoret e kombëtareve, pa asnjë vlerë

0

Zhoze Murinjo rrallë humbet mundësi për të polemizuar, kur sheh diçka që nuk i pëlqen.

Sot trajneri portugez ka marrë lajmin se mbrojtësit Smolling e Xhons janë kthyer të dëmtuar nga kombëtarja dhe kjo gjë e ka tërbuar.

Trajneri i Mançester Junajtid sulmon ashpër miqësoret e luajtura ditët e fundit: “Këto miqësore nuk kanë kuptim, aq më shumë që u luajtën pas ndeshjeve kualifikuese. Është normale të luhen para Europianit a Botërorit, por ç’vlerë kanë tani, në kulmin e sezonit, me lojtarë të lodhur e me mendjen te klubet? Ndoshta e kam gabim, ndoshta do flas ndryshe po u bëra trajnet i ndonjë kombëtareje, por kështu e mendoj tani”.

” Sky Sport” e ngacmoi Murinjon për Nejmarin, objektiv i përfolur në merkato: “Nejmar? Unë i kërkoj klubit objektiva të arritshëm, jo kasaforta banke. Nuk ka shans t’ia marrim Barcelonës atë lojtar, janë zëra absurdë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image