Polakët ironizojnë sërish Armando Sadikun: Ferrari u parkua, tani zbarkon te Malaga

“Fakti që unë nuk luaja te Legia ishte njësoj si të mbaje një “Ferrari” në garazh, ndërkohë që mund ta ngisje atë”, kështu do të shprehej Armando Sadiku shumë kohë më parë, kur luante në kampionatin polak të futbollit.

Që prej asaj kohe dhe deri më tani, gjithmonë mediat polake përmendin të njëjtën fjalë kur shkruajnë rreth sulmuesit të Shqipërisë: “Ferrari”. Nuk kishte sesi të mungonte edhe këtë herë, teksa Armando Sadiku shkoi si huazim te Malaga në orët e fundit të merkatos.

Një prej mediave polake, “Transfery”, e prezanton kështu transferimin e fundit të lojtarit kuqezi: “Ferrari parkohet. Sadiku zbarkon te Malaga”. Një ironi që e ka shoqëruar gjatë lojtarin kuqezi, teksa eksperienca te Legia ishte tërësisht për t’u harruar me 17 ndeshjet e zhvilluara dhe vetëm 2 gola të realizuara, tërësisht jashtë pritshmërive. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *