Pol Pogba bën gati valixhet, Raiola gjen akordin

0

Pol Pogba gjatë gjithë verës ka qenë në qendër të vëmendjes, teksa është raportuar se Barcelona dhe Juventusi e donin në skuadër. Gjithsesi Manccester Junajtid vendosi “veton” dhe nuk e nxori në treg mesfushorin francez, i cili sapo ishte shpallur kampion bote.

Gjithsesi raporti i tij me trajner Zhose Murinjo ka bërë që Pogba të mendojë shpesh largimin dhe ende e ka në kokë një mendim të tillë. E gjitha raportohet në mediat ndërkombëtare. Së fundmi ka zhvillime të reja dhe bëhet fjalë për të një akord.

Rai Sport raporton se Barcelona ka gjetur marrëveshjen në parim me menaxherin e Pogba, Mino Raiola. Ky i fundit në të shkuarën ka pohuar se ia ka ofruar katalanasve shërbimet e mesfushorit. Tashmë duket se ka nisur të lëvizë sërish në këtë drejtim.

Jo vetëm kaq, por thuhet se Arturo Vidal I ka kërkuar trajnerit Ernesto Valverde që të shtyjë për transferimin e Pogba. Fitimi i La Liga-s dhe Champsions-it kërkon shumë alternativa dhe francezi do ishte një lojtar që do i ndihmonte shumë në arritjen e objektivave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.