Pogradeci “plaçkit” Beratin, në një fushë skandaloze

0

Rinisi sot Kategoria e Parë, me sfidën mes Tomorit e Pogradecit, në grupin B.

Tomori kërkonte tre pikët për të marrë vendin e tretë dhe me emrat cilësorë afruar në janar (Bella e Veliaj, ndër të tjerë), nisej dukshëm favorit kundër Pogradecit, që në janar lëvizi shumë pak.

Megjithatë, nëse ndërton një skuadër cilësore, duhet të kesh edhe një fushë cilësore, gjë që në Berat e harrojnë.

Fusha e stadiumit Tomori është në gjendje të turpshme, ku vetëm futboll nuk mund të luhet dhe kjo u pa qartë, me futbollistët që nuk dinin si ta pasonin topin, për shkak të trajektoreve anormale që merrte nga fusha.

Pogradeci u tregua praktik, duke u mbrojtur fort, ndërsa në kundërsulm kishte afrikanin Bangura, një shqetësim konstant.

Një goditje nga këndi prodhoi golin vendimtar, kur Miklovan Pere u la i vetëm në zonë dhe në minutën e 21-të mposhti portierin vendas Kaloshi.

Më pas, lojë e disa raste nga Tomori, por edhe Pogradeci kishte hapësira në kundërsulm dhe mund të shënonte sërish.

U mbyll 1-0 për liqenorët, që marrin 3 pikë të arta, duke u ngjitur në mesin e tabelës tashmë, vetëm 2 pikë poshtë Tomorit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image