Pogradeci nuk ndalet më dhe zhyt Dinamon

0

Vazhdon të mahnitë Pogradeci, që duket qartë se ka “stof” cilësor dhe sot ka mundur edhe Dinamon, duke regjistruar fitoren e katërt rresht në kampionat.

Skuadra liqenore fitoi 1-0 në Pezë-Helmës, me një gol të mesfushorit ofensiv Hermes Shkulaku, në formë të shkëlqyer, sepse ka shënuar 4 gola këtë sezon dhe 3 prej tyre në vitin 2017.

Dinamo futej në fushë me optimizëm, sepse javën e shkuar fitoi në Fier ndaj Apolonisë dhe shihte nga pjesa e sipërme e renditjes në grupin B në Kategorinë e Parë, por vetëm 2 minuta nga fillimi i ndeshjes erdhi “dushi i ftohtë”, me Shkulakun që shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i dha Pogradecit fitoren e dtrë rresht jashtë fushe, pas triumfit në Berat dy javë më parë.

Që në pjesën e parë Dinamo mbeti me 10 lojtarë, pasi qendërmbrojtësi Brahja u ndëshkua me karton të kuq dhe aty e tutje Poradeci menaxhoi me qetësi takimin, edhe pse dinamovitët tentuan herë pas here të shënonin, por pa forcën e duhur.

Me këtë fitore, Pogradeci fluturon përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa te Dinamo kthehet ankthi, sepse renditja bëhet shumë shqetësuese dhe vendi i pestë mbetet 4 pikë larg.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image