Pogradeci, Laçka i bindur: Sopoti s’ka shanse me ne!

0

 

Zv.trajneri i skuadrës së Pogradecit, ish-lojtari i mirënjohur, Genci Laçka, ka besim se ndaj Sopotit do të merret vetëm fitorja. Laçka është një ish-lojtar i spikatur, i cili bashkë me Abazajn, kanë luajtur në kohëra të arta tek pogradecarët, apo dhe në skuadra të tjera të Superligës. Pogradecarët, do të jenë të plotë në sfidën e radhës me ekipin e Sopotit dhe duke qenë se e luajnë në fushën e tyre, do të synojnë patjetër marrjen e tri pikve, pasi synojnw ende edhe një pozicion nderi. “Ekipi ka bërë hapa të dukshme përpara në periudhën përgatitore dhe në pjesën e mbetur të garës, ne duam që të arrimë në majat e renditjes. Jemi ekipi i vetëm në grup që nuk bëmë merkato, ku duket më së miri që ne si drejtues, kemi më shumë besim te grupi dhe

prioriteti i kryebashkiakut-president, z.Artan Shkëmbi është që të kenë sa më shumë përparësi lojtarët e talentuar vendas, që për fat të mirë në ekipin tonë nuk kanë munguar. Ne, jemi optimist për skuadrën tonë dhe duam që këtë besim ta shprehim sa më bukur me lojë dhe rezultate. Tashmë vëmendja është përqendruar te ndeshja e parë e së shtunës, ku nga ne pritet ta fillojmë sa më mirë këtë pjesë të sezonit dhe të rikuperojmë humbjet. Sopotin duhet që ta mundim në fushën tonë, sepse nuk mendojnë se janë një ekip pretendent. Madje, më duket si shkaka, kur ata me atë ekip që kanë, kërkojnë Superligën apo duan tw na mundin ne, sidomos nw fushwn tonw ku fitojmë vetëm me tifozw”, ka theksuar zv.trajneri Laçka i pogradecarëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image