Pogradeci “fiton” përvojë, firmos Meglid Mihani

0

Pas Agastrës, liqenorët marrin një tjetër futbollistë cilësorë dhe me eksperiencë, kavajasin që në gjysmën e parë të sezonit ishte titullarë te Teuta

 

Erjon SALIU

Pogradeci po bën një merkato të studiuar dhe ka arritur që të bëj të vetin një tjetër kualitet. Pas Mustafa Agastrës është Meglid Mihani, mesfushori i spikatur kavajas i cili në gjysmën e parë të garës ishte pjesë e Teutë3s në Superligë, që dje ka firmosur dhe është zyrtarizuar si blerja më e re e skuadrës së trajnerit Stojku. Pogradeci, e mbylli gjysën e parë të sezonit në vend të dytë në renditje dhe me dy përforcime kualitative si: Agastra e Mihani, gjithçka duket në rrugën e duhur, aq më tepër që janë dy futbollistë që e njohin mirë Kategorinë e Parë por edhe kanë spikatur në këtë ligë. Vetë mesfushori Megldi Mihani, e ka konfirmuar për mediat një gjë të tillë: “Jam larguar nga Teuta me konsensus, dua që të falënderoj drejtuesit e saj dhe do të luaj me Pogradecin në vazhdimësi, pasi është një ekip që ka ambicie dhe synon Superligën”, ka thënë fillimisht Mihani.

MERKATO – Pogradecarët, kanë kohë që janë në kontakte edhe më të tjerë futbollistë cilësorë dhe me shumë eksperiencë. Nga sa bëhet e ditur, në listën e tyre janë jo vetëm lojtarë të spikatur në Kategorinë e Parë dhe në Superligë, por edhe të huaj të talentuar. Pogradeci, synon që patjetër në gjysmën e dytë të garës, jo vetëm që të jetë një skuadër shumë e fortë, por edhe të ngjitet direkt në elitë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.