Pogba “thumbon” Murinjon: Po sulmojmë dhe zbavitemi, tani jemi Mançester Junajtid

Largimi i Murinjos ka sjellë “rilindjen” e disa prej lojtarëve të Mançester Junajtid, ndërsa Ole Guner Solskjaer ka rikthyer qetësinë në ekip, ka sjellë argëtim dhe… futboll sulmues. “Djajtë e Kuq” arritën fitoren e tretë rresht në kampionat nën drejtimin e norvegjezit, ndërsa dje mposhtën Buremuthin me rezultatin 4-1.

Pol Pogba ishte autor i një dygolëshi në ndeshjen e djeshme, ndërsa mesfushori “thumbon” Zhoze Murinjon dhe thur elozhe për Solskjaer. Ekipi po zbavitet, po sulmon dhe në tre ndeshjet e fundit, djemtë e Solskjaer kanë shënuar… 12 gola!

Me Solskjaerin është ndryshe, edhe pse kemi fituar ndeshje dhe me trajnerin paraardhës. Stili i lojës është ndryshe, tani jemi më ofensivë, krijojmë më shumë raste dhe luajmë më përpara. Trajneri dëshiron që të sulmojmë dhe ne duam të njëjtën gjë. Ndoshta sapo e kemi kuptuar se ne jemi Mançester Junajtid dhe se duhet të jemi gjithmonë në vendet e para në renditje. Tani po zbaviten të gjithë dhe kjo është ajo që kemi nevojë”, përfundon Pol Pogba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *