Pogba te Junajtid, FIFA hap hetim

0

Transferimi i Pol Pogbasë te Mançester Junajtid përfundon në shënjestrën e FIFA-s. Lajmin e bën publik agjencia e lajmeve AFP, që zbulon se FIFA ka nisur hetimet mbi shifrat dhe modalitetet e kalimit të mesfushorit francez nga Juventusi te klubit anglez.

Bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë euro vetëm për transferimin, por tani kanë dalë në dritë komisione skandaloze në favor të agjentit Mino Raiola, i cili ka fituar rreth 50 milionë euro në komisione për Pogbanë e Ibrahimoviçin.

Tani FIFA ka nisur një hetim për të gjithë palët e përfshira, për të hedhur dritë mbi një transferim me shumë sekrete e shifra të fshehura.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here