Pogba te Barcelona? Murinjo vendosi gjithçka

Pol Pogba ka qenë lojtari që ka trazuar merkaton gjatë këtyre ditëve, por nuk do të ketë asnjë “bum”. Mnaçester Junajtid ka vendosur “veton” dhe mesfushori francez do të mbetet pjesë e klubit anglez. Barcelona e donte mesfushorin, por nuk ka arritur dot që të bëjë ofertë për kartonin e tij.

Zhose Murinjo ka refuzuar çdo mundësi për shitjen e kampionit të botës, ndërkohë që klubi menjëherë ka ngritur “murin” dhe e ka cilësuar të pashitshëm mesfushorin. Edhe pse Mino Raiola u përpoq të bënte diçka, duke shkuar vetë drejt e në Mançester, “Djajtë e Kuq” nuk janë bindur të futen në tratativa.

Barça donte që Pol Pogba të ribashkohej me Arturo Vidal, por Murinjo ka ndikuar që gjithçka të dështojë. Portugezi e cilëson mesfushorin pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe katalanasit me shumë mundësi do t’i rikthehen pistës Rabiot për mesfushën. Në Angli edhe dy ditë mbyllet merkatoja, ndaj nuk pritet ndonjë surprizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *