“Pogba nuk shihet me sy, po luan si me Murinjon! Ja çfarë i mungon”

Barcelona fitoi sërish përballë Mançester Junajtid. Dy golat e Leo Mesit në pjesën e parë dhe rrjeta e bukur e Kutinjos në të dytën i dhuruan fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale ekipit katalanas.

Asnjë shans për “Djajtë e Kuq”, të cilët eliminohen dhe do të luftojnë fort në kampionat për t’u rikthyer përsëri në këtë kompeticion sezonin tjetër. Geri Nejvill nuk i ka kursyer kritikat për Pol Pogba. Francezit ia vlerëson shumë kualitetin e lojës dhe forcën, por diçka nuk shkon.

Pogba po luan njësoj siç bënte përpara ardhjes së Solskjaerit. Ai nuk po bën asgjë, nuk po shtyn përpara, luan vetëm për veten e vet dhe duket fare i pa interesuar. Pol është një lojtar i madh dhe mund të bëhet edhe më i madh, por ka nevojë të rigjejë përqendrimin e duhur”, përfundon për “beIN Sports”, ish-mbrojtësi i njohur i Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *