Pogba ngacmon Murinjon me “kode”

0

 

Pol Pogba nuk dëshiron të hapë tema të vjetra. Kampioni botës shpreh dashurinë e tij për Mançester Junajtid, klub ku ai është rritur dhe thotë se e dashuron. Ai thekson se e ka ëndërruar ta veshë këtë fanellë, por që të japë më të mirën, duhet që të plotësohen edhe disa kushte.

“Nëse nuk jeni i lumtur, nuk mund të jepni më të mirën”, ka deklaruar francezi, për të cilin është thënë se ka pasur probleme me trajnerin Zhose Murinjo sezonin e shkuar. Gjithsesi Pogba nuk dëshiron të hapë “plagë të vjetra”.

Gjithsesi lë për të kuptuar se ka ndodhur diçka, edhe pse shpesh është mohuar. “Ka gjëra që nuk mund t’i them, ndryshe do penalizohem”, shprehet mesfushori, i cili tregon më tej se për të dhënë më të mirën duhet të jetë i qetë,

“Më pëlqen gjithmonë të luaj futbolll, por siç e thashë, nëse je i qetë dhe kanë besim tek ty, gjërat bëhen më të lehta”, ka deklaruar futbollisti i Mançester Junajtid, për të cilin këtë verë pati interesim nga Barcelona dhe Juventusi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.