Pogba nën terrorin e kërcënimeve, merr një qen 17.000 euro për ta mbrojtur

Paul Pogba nuk ka aspak siguri për jetën e tij, ndërsa të gjithë tifozët e Manchester United i janë vërshuar kundër. Mungesa e rezultateve dhe paraqitja jo e mirë e mesfushorit francez, bën që kjo lojë dhe ky sport të kthehet në kërcënues për jetën.

Tashmë Pogba është bindur duke investuar disa para te një qen për të mbrojtur. Madje jo një shifër shumë qesharake, por 17.000 euro për të marrë një “Rottweiler” që është shumë i stërvitur. Ky nuk është i pari rast, pasi edhe shokët e tij e kanë bërë të njëjtën zgjedhje. Marcus Rashford dhe Phil Jones e kanë marrë nga kompania special “Chaperone K9” nga një “Rottweilier”, për t’u ndjerë më të sigurtë. /Sport Ekspres/