Pogba: Në celular kam pasur një gol të Ibrës, e kam si vëlla të madh

Ideja e parë për Zllatan Ibrahimviç mund të jetë që ai është një lojtar sa i madh dhe arrogant, pasi në deklaratat e tij ka një vetëvlerësim të madh, për të mos thënë të tepruar. Gjithsesi, suedezi nuk është vetëm ai që “shitet” në intervista, diçka që e ka zbuluar Pol Pogba.

Francezi dhe Zllatan kanë të njëjtin menaxher, Mino Raiolën, ndaj së bashku janë takuar dhe para se sulmuesi të shkonte te Junajtid, ku u bashkua me kampionin e Botës. Në një intervistë së fundmi, Pogba ka rrëfyer se e ka si një vëlla të madh Ibrën, por ka zbuluar në celularin e tij kishte ruajtur një gol të suedezin në kohën kur luante me skuadrën e Ajaksit. Realisht një gol fantastik, të cilin edhe ne po e sjellim për ju.

“E kam takuar Ibrahimoviçin në Amerikë, para se të vinte te Junajtid. Ai është një person ndryshe nga se shfaqet në fushë dhe ne kemi diskutuar për shumë tema, duke nisur që nga futbolli dhe deri te biznesi. Mund të them se e kam si në vëlla të madh. Për herë të parë e kam parë në vitin 2004, kur luante me Ajaksin dhe shënoi një gol fantastik duke kaluar disa kundërshtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *