Pogba në Amerikë, i bashkohet trajnerit më të keq në histori

“Ai është trajneri më i keq në historinë e futbolli”, kështu tha Zhoze Murinjo para disa kohësh për rivalin e tij, Frank De Bur, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Kristal Palas në Premier Ligë. Aventura e holandezit te skuadra londineze nuk zgjati shumë dhe tashmë ka marrë drejtimin e Atlanta Junajtid në Amerikë.

Sot, klubi amerikan ka zyrtarizuar blerjen më të fundit. Florentin Pogba, vëllai i mesfushorit të Mançester Junajtid, është zyrtarisht nën urdhrat e teknikut Frank De Bur. 28-vjeçari Pogba u largua nga Sant-Etien në verën e vitit të shkuar, për t’iu bashkuar skuadrës turke, Gençerbigli.

Por vetëm pas 8 ndeshjesh dhe një dëmtimi afatgjatë, zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Amerikë, duke u larguar përfundimisht nga kampionatet evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *