Pogba-Murinjo, nuk ka as shtrëngim duarsh

Pol Pogba dhe Zhoze Murinjo nuk kanë të ardhme se bashku, “martesa” duket se ka marrë fund dhe tashmë priten vetëm letrat e “divorcit”.

Mesfushori francez ishte më i miri në fushë në fitoren e djeshme të Mançester Junajtid në Bornemuth, por sërish u ndërrua në minutën e 80-të. Mërzia e tij dukej qartë dhe mesfushori nuk ia dha fare dorën Murinjos, duke takuar vetëm anëtarët e tjerë të stafit, në një kohë që Murinjo duartrokiste pa ia hedhur sytë.

Më pas Pogba u nis drejt dhomave të zhveshjes, por pjesëtarë të stafit e kthyen pas, duke i thënë që të ulej në stol.

Pas ndeshjes Murinjo komentoi ftohtë, kur i thanë që Pogba u shpall më i miri në fushë: “Nuk marr vesh shumë nga këto vlerësime, por di të them që Pogba ishte perfekt ndaj Mançester Sitit, ndërsa ishte mjaft mirë edhe sot”.

Ditët e fundit ish-mesfushori legjendar i Junajtid Pol Skols e ka kritikuar ashpër Pogbanë: “Ai duket sikur ka ardhur në Mançester për të dhënë shfaqjen e tij personale, pa e vrarë mendjen për skuadrën dhe për atë që i kërkon trajneri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *