Pogba lë Turqinë, niset drejt ëndrrës amerikane

Pogba niset drejt ëndrrës amerikane. Nuk bëhet fjalë për më të njohurin e familjes Pogba, Polin, por për Florentinin. Vëllai i madh i mesfushorit të Mançester Junajtid, duket se i ka dhënë fund aventurës së tij në Turqi, për t’u bashkuar me Atlanta Junajtid në Amerikë.

28-vjeçari aktivizohej me Gençerbirligin në ligën e dytë turke dhe thuhej se kishte oferta të shumta për të nga Segunda Division në Spanjë, por lojtari nga Guinea, duket se ka vendosur që të ndërrojë kontinent.

Sipas mediave, Florentin Pogba do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me ekipin kampion të MLS-së. Tek Atlanta Junajtid, mbrojtësi do të gjejë dhe një tjetër emër të njohur, si Frenk De Bur, i cili është në krye të klubit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *