Pogba: Ky është futbolli që unë pëlqej, dua të jem si Lampard

Pol Pogba vazhdon të mrekullojë në Angli. Shkarkimi i Zhoze Murinjos dhe ardhja në krye bankinës së “djajve të kuq” të Ole Gunar Solskjaer, ka bërë që francezi të rikthehet ai i mëparshmi.

Në fitoren e sotme ndaj Totenhemit, Pogba shërbeu asistin për golin e vetëm takimit, si dhe rrezikoi në disa raste të tjera portën e mbrojtur nga Hugo Loris. Në intervistën në fund të takimit, francezi tha se loja e tanishme i skuadrës i përshtatet.

“Ky është futbolli që unë dua të luaj. Po kënaqem sërish duke luajtur. Ishte shumë e vështirë me taktikat e mëparshme. Mua më pëlqen të luaj në sulm, loja mbrojtëse nuk është pika ime më e fortë. Trajneri më tha që t’i afrohem sa më shumë portës. Shembulli për këtë kam Frenk Lampardin, ai luante shpesh në këtë lloj mënyre”.

“Më pëlqen të luaj ndaj skuadrave të forta dhe lojtarëve të mëdhenj. Kjo është e vetmja mënyrë që të përmirësohemi si lojtar. E dinim se ndaj Totenhemit duhet të luanim në kundërsulm. U stërvitëm për këtë gjë dhe tani kthehemi në Mançester me tre pikë”, tha Pogba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *