Pogba kacafytet me kundërshtarin, Murinjo: Dukeshin si dy të dashuruar

0

Dje u luajt Uest Hem-Mançester Junajtid, një barazim 0-0 që nuk i pëlqeu askujt, për shkak të lojës aspak të bukur. Emocionet më të mëdha i dhuruar Pol Pogba e Mark Nobël, që u kapën për fyti dhe gati u goditën, ndërsa u përfshinë në sherr të gjithë lojtarët.

Asnjë goditje, për fat, ndërsa Nobël kreu disa gjeste komike, aq sa në fund të dy ia plasën të qeshurit, duke u përqafuar. Një skenë që u duk serioze, por më pas i bëri të gjithë të qeshnin.

Edhe Zhoze Murinjo u zbavit: “Po rishihja pamjet e sherrit: Pogba e Nobël dukeshin dy të dashuruar. Përqafimet dhe puthjet pas ndeshjes ishin një gjest i bukur, sepse ishte një ndeshje paksa e acaruar”.

Edhe Nobël pas ndeshjes ishte i qetë, duke i shkruar Pogbasë në Twitter: “Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”.


You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.