“Pogba jeton me përrallën se është më i miri”

0

Pol Skolls edhe pse po kalon momente të vështira në jetën e tij vazhdon të ndjekë me shumë kërshëri Junajtid dhe këtë radhë e ka me Pol Pogba. Ish-mesfushori u përball me shkarkimin nga stoli i Oldhem pas vetëm një muaji dhe tani me akuzat e një skandali bastesh, ku është i pandehur.

Ama nuk heziton të “godasë” kampionin e Botës të cilit i thotë se po jeton me fantazinë se është më i miri. Skolls shprehet se nuk do të ishte problem nëse një lojtar kryesor si Pogba do të largohej, pasi Junajtid e ka provuar se nuk ndryshon kur largohen yjet e ekipit.

“Të gjithë e njohim Pol dhe flasim për potencialin e tij. Por ai është 26 vjeç dhe duhet të na e kishte treguar talentin e tij javë pas jave. Ai nuk e kupton këtë. Vazhdon të jetojë në botën e tij të vogël me fantazinë se është më i miri. Në të kaluarën, Junajtid humbi lojtarët më të mëdhenj dhe kjo nuk kishte efekt në arritjet e ekipit. Kujtoj Bekam, Ronaldo apo Van Nistelroi”, përfundoi Pol Skolls.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.