Pogba i tepërt, Murinjo nuk e do në ekip

Nëse një klub si Mançester Junajtid ka pasuri të jashtëzakonshme dhe është ndër klubet më të fuqishëm në botë në financa dhe imazh, në fushë nuk është e njëjta gjë. Sezoni po mbyllet me dëshpërim dhe nuk mjafton kualifikimi për në Champions League apo triumfi në derbi, për të kënaqur drejtuesit dhe tifozët. Ekziston një problem i madh të Junajtid dhe ai quhet Pogba. Zhoze Murinjo nuk e do me ne ekip, i lodhur se prituri, dy vite pas blerjes së tij. Francezi kushtoi 100 milionë, por paraqitjet fantastike si ajo në derbi para një jave kanë qenë më pikatore. Me Murinjon marrëdhëniet nuk janë aspak të mira dhe tashmë Daily Mail shkruan se trajneri portugez i ka kërkuar klubit ta shesë sa nuk është vonë mesfushorin, që më shumë shkëlqen në media, sesa në fushë. Një “showman”, por vetëm kaq, sepse në fushë Pogba nuk bën asgjë nga ato që i kërkon Murinjo, i cili në 11 ndeshjet e fundit e ka ndërruar 7 herë dhe kundër Seviljes në Champions e la në stol. Problemi është se Pogba esetë shumë i rëndësishëm për klubin në aspektin e të ardhurave nga reklamat, ndaj shitja e tij duket një tabu. Megjithatë, një sezon i tretë me Murinjo e Pogba në ekip duket një rrezik tepër i madh dhe nëse Reali ofron paratë apo lojtarët që do Junajtid, gjithçka do të mbyllet në verë.

Vetëm Murinjo ka folur qartë ditët e fundit: “Nuk më intereson çmimi i një lojtari, as paga e tij, as sa i bukur është. Më intereson vetëm si luan, jo si e ka emrin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *