Pogba i habit të gjithë: Më shumë presion ndaj PSG-së se në finalen e Kupës së Botës!

0

Mançester Junajtid kreu një nga përmbysjet më të çmendura në historinë e UEFA Champions League, teksa eleminoi PSG-në, duke e mposhtur në shtëpinë e këtyre të fundit me shifrat 1-3.

Lidhur me atë ndeshje, së fundmi ka folur Pol Pogba, i cili ishte i pezulluar për atë takim për shkak kartonësh. Francezi, në një intervistë për “Eurosport”, ka zbuluar se presioni në ndeshjen ndaj PSG-së ishte dhe më i madh se në ndeshjen finale të Kupës së Botës.
“Është shumë e çuditshme. Kishte më shumë presion te fitorja ndaj PSG-së, se sa në finalen e Kupës e Botës. Te penalltia e Rashford isha shumë në stres, po çmendesha tërësisht!”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.