Pogba fut në telashe Solskjaer, befasohen Reali dhe Juventusi

Pol Pogba është kthyer në një barrë për Mançester Junajtid. Mesfushori francez dëshiron largimin dhe dy janë destinacionet e mundshme: Real Madrid ose Juventus.

Kur një lojtar nuk ndihet më mirë dhe insiston për t’u larguar, mirë është ta shesësh dhe të tentosh të përfitosh sa më shumë para nga ai. Megjithatë, Mançester Junajtid mendon ndryshe.

Trajneri Solskjaer ka dhënë miratimin e tij për shitjen e kampionit të botës, por drejtuesit e klubit mendojnë ndryshe. Sipas spanjolles “Marca”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë ndërprerë bisedimet me Realin dhe Juventusin.

Vera e Pogba parashikohet e gjatë, ndërsa dy klubet e interesuara kanë dalë “ofsajt” për momentin. Gjithçka varet nga sjellja e 26-vjeçarit. Vetëm ai mund të arrijë t’i mbushë mendjen klubit të tij që ta lërë të lirë, sigurisht në këmbim të shumë milionë eurove që pritet të vijnë nga Reali ose Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *