Pogba do t’ia kalojë një mesfushori legjendar

0

Ylli francez i Juventusit, Paul Pogba, ka deklaruar se dëshiron të bëhet lojtar më i mirë sesa ish-kapiteni i Chelseas, Frank Lampard. 23-vjeçari deri tani ka arritur të fitojë vetëm 4 herë titullin e Serisë A, teksa është shprehur optimist për të ardhmen e tij.

“Kam fituar vetëm 4 tituj kampion në Itali. Nuk është e mjaftueshme për mua. Njerëzit më quajnë të çmendur, por dua të shkruaj historinë dhe të bëhem mesfushori më i fuqishëm në histori. Poashtu dua ta kaloj Lampardin e Chelseas”, – është shprehur mesfushori i talentuar, vlera e të cilit spekulohet të jetë rreth 100 mln euro.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image