Podolski: Vetëm Vengeri e di pse nuk luaja me Arsenalin

0

Lukas Podolski e ka kritikuar edhe njëherë sjelljen e Arsen Vengerit për mosangazhimin e tij në skuadër. Sulmuesi gjerman është huazuar te Interi për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa thotë se nuk e ka të qartë pse trajneri francez nuk e fuste në lojë. Mungesa e lojës bëri që Podolski të kërkonte një skuadër tjetër. “Nuk kam pasur asnjë problem me Vengerin, gjërat janë fryrë (nga mediat). E vetmja gjë për të cilën e kam kritikuar është se nuk më uroi fat për në Milano. Pse ndodhi kështu, vetëm ai e di. Pas Kampionatit Botëror në verë, ai tha se isha shumë i rëndësishëm për të. Kur kam luajtur, kam bërë paraqitje të mirë. Statistikat nuk gënjejnë”, ka deklaruar Podolski për Bild.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.