Podolski “show”, në ditën e lamtumirës

0

U mbyll, u mbyll, u mbyll!

Një epokë madhështore e futbollit gjerman mori fund pikërisht sonte. Brezi i “pancerave” të vitit 2008 nuk ekziston më, me Lukas Podolskin i cili u largua i fundit.

Në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, sulmuesi i madh gjerman i dha lamtumirën kombëtares duke shënuar golin e vetëm të takimit dhe të fundit personal në miqësoren e luksit kundër Anglisë.

Kampionët e botës fituan 1-0 në shtëpi dhe i dhuruan një ndarje perfekte yllit të vet, pavarësisht se me shumë mungesa dhe ndaj një rivali serioz.

Anglia ka fituar në miqësoret e fundit në Gjermani dhe i shkoi pranë edhe sot, duke goditur edhe shtyllën, por në pjesën e dytë Gjermania u rrit dhe pikërisht Princ Poldi me një predhë nga 25 metra shënoi një gol fantastik, ndarje e bukur me mijëra tifozë në stadium e miliona para televizorëve.

Gjermani – Angli     1-0

Goli: Podolski 69′

Gjermania: ter Stegen – Kimish , Rydiger , Humels , Hektor – Vajgël, T. Kroos – Brandt, Podolski, L. Sané – Ti. Werner

Anglia: Hart – M. Kin, Smolling , Kahill – Uoker , Bertrand – Lajvermor, Dajer – Lalana, Alli – Vardi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here