Podolski nuk harron ekipin e zemrës, u çon mesazh drejtuesve

Lukas Podolski ka lënë prej më shumë se një viti futbollin evropian. Tanimë 33-vjeçari luan në Japoni me skuadrën e Visel Kobes. Kontrata e gjermanit me klubin japonez mbaron në fund të këtij sezoni dhe siç e pranon vetë lojtari, vitet e fundit të karrierës dëshiron t’i mbyllë aty ku nisi rrugëtimi i tij, te klubi i Këlnit.

“Nuk është ndonjë lajm i ri që dua të vesh përsëri fanellën e Këlnit. Drejtuesit e klubit janë në dijeni të kësaj gjëje. Por, si fillim klubi duhet të sigurojë ngjitjen në Bundesligë”, tha mëngjarashi për medien gjermane “Sport Bild”.

Përgjatë karrierës së tij, Podolski ka shënuar 86 gola në 181 paraqitje me Këlnit. Në vitin 2006 ai u transferua te Bajerni i Mynihut, por mbas tri sezonesh u rikthye përsëri tek ekipi i zemrës, në një moment kur ishte në kulmin e karrierës dhe kishte oferta të shumta nga skuadra elitare nëpër Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *