Poçetino “sakrifikon” yjet për rikthimin e Bejl te Totenhemi

Po flitet shumë në mediat britanike, dhe ato spanjolle, për rikthimin e Gareth Bejl te skuadra e Totenhemit. Vetë tekniku Poçetino nuk e ka mohuar një rikthim të yllit uellsian te “Gjelat” e Londrës, madje siç bëjnë me dije mediat angleze, është gati të lërë të lirë Kristian Eriksen, që me shumë gjasa do të transferohet te Reali i Madridit.

Megjithatë, “Los Blancos” duan edhe para në këtë shkëmbim dhe si pasojë, Totenhemi ka nxjerrë në shtije argjentinasin Erik Lamela. Me paratë e arkëtuara nga shitja e sulmuesit Lamela dhe me kartonin e Eriksen, Totenhemi do të arrijë të bindë Realin që të lërë të lirë Bejlin.

29-vjeçari bëri sezone të shkëlqyer me fanellën e Totenhemit, çka i siguroi transferimin prej 100 milionë eurosh te Reali i Madridit në 2013-ën. Ndryshe nga Kristiano Ronaldo, që nuk u rikthye te Mançester Junajtid, Bejl mund të veshë sërish fanellën e skuadrës angleze, Totenhem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *