Poçetino për mungesën e blerjeve: Kemi Kejnin në skuadër!

Trajneri i Totenhamit, Maursio Poçetino vazhdon të insistojë se skuadra e tij nuk ka nevojë për përforcime. Pasi ishin skuadra e vetme që nuk shpenzoi asnjë qindarkë në verë, duket se “Gjelat” nuk do të shpenzojnë as gjatë këtij muaji janar.

Flitej shumë në mediat britanike se Totenhami do të transferojë një sulmues gjatë këtij muaji, që të zëvendësojë yllin e skuadrës, Heri Kejn në rast se dëmtohet anglezi. Gjithsesi, Poçetino është besimplotë të bomberi i tij dhe duket se do t’ia besojë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.

“E kam thënë që te Totenhami do të vijnë vetëm lojtarë që janë më të mirë se këta që kemi aktualisht. Më thoni një sulmues më të mirë se Kejn? E pra, nuk kemi pse të ndërhyjmë.

Largimi i Dembele ishte i parashikuar dhe janë marrë masat për të promovuar dy mesfushorë nga akademia. Jemi në rrugën e duhur dhe të shpresojmë me të njëjtin ritëm edhe në këtë vit të ri”,- u shpreh strategu argjentinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *