Poçetino: Krenar për këtë lojtar, do ta provojmë sërish!

Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, foli për BT Sport pas humbjes në finalen e Champions League: “Jam shumë krenar për ekipin tim, për mënyrën si luftoi. Nuk patëm fat, pësuam një gol të shpejtë me penallti. Luftuam dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, ndaj jam krenar. Është e vështirë ta nisësh ndeshjen 0-1, ndryshuam planet tona, por jemi krenarë për këtë ekip dhe këta tifozë. Mund të jemi optimistë.

“Ajo penallti ishte e paparashikueshme, nuk mund të përgatitesh për një start të tillë. Nuk e mendon kurrë që të pësosh gol pas një minute. Mendërisht ishte tepër e vështirë, por është e gjitha eksperiencë, kështu ishte edhe Liverpuli vjet. I bëj përgëzime.

“Standardet janë jashtëzakonisht të larta, por sot nuk mjaftoi. Mëkat. Dëshirojmë ta provojmë sërish, është ndeshja më e madhe në botë pas finales së Kupës së Botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *