Poçetino i zhgënjyer: Fituan për 3 minuta dhe dy gola me tre goditje!

Mauricio Poçetino nuk u beson syve, por Totenhami i tij, edhe pse pas dy ndeshjesh të dominuara, e gjen veten jashtë Champions: “Krijuam shumë, duhet fat për të fituar. Jam krenar, kemi dominuar Juventusin. Në dy ndeshjet kemi bërë më mirë por në këtë nivel, në tre minuta, Juventusi ndryshoi rrjedhën. Jam i relaksuar, i lumtur. Sigurisht, i mërzitur dhe zhgënjyer, por cilësia dhe paraqitja ishte optimale… Makth sonte? Jo, absolutisht. Mbetem ëndërrimtar! Pse duhet të flas për makth? Për fat të keq është futbolli i tillë, por unë vazhdoj të ëndërroj.

Sot, për fat të keq, kemi humbur, por jam krenar për këtë Totenham. Besojmë shumë te mënyra se si luajmë, do të vijojmë kështu. Rezultati? Për çfarë flasim! Tre raste dhe dy gola. Quajeni mungesë përvoje, pak përqendrim por kur analizon ndeshjen, sheh Totenhanim që dominon për 70 minuta. Ishim pa fat. Ata na ndëshkuan me dy super lojtarë, që nuk gabojnë asgjë. Por, stërvis futbollistë po aq të mirë sa Juventusi, që ka rritur dy finale Champions në gjashtë vitet e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *