Poçetino: Ajaksi ka një avantazh të padrejtë në Champions!

Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, ka folur për mediat britanike sa i takon gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve përballë Ajaksit. Sipas strategut argjentinas, ekipi holandez ka një avantazh kundrejt tyre:

“E di që Premier Liga dhe FA po mundohen të rregullojnë kalendarin tonë, që të shkojmë në gjysmëfinalen e Champions-it sa më mirë. Kampionati anglez është shumë më ndryshe se ai holandez. Realiteti është që ata kanë më shumë avantazhe se ne, për shkak të kalendarit dhe vështirësisë së kampionatit.

Nuk dua të krijoj debate, por kur luan në gjysmëfinalet e Champions League, të dyja ekipet duhet të kenë kohë të njejtë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen. Por duhet ta pranojmë, nuk është diçka për t’u ankuar. Ne luajmë në kampionatin më të fortë në botë dhe ky është fakt”, tha Poçetino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *