“Poçarët” ndalin vrapin e Junajtidit

0

“Djajtë e kuq” mbeten të parët në renditje me golaverazh më të mirë se fqinjët e zhurmshëm

Pas tri fitoresh radhazi, Mançester Junajtid është ndalur të shtunën në mbrëmje nga Stouk Sitit në një barazim spektakolar 2-2. Dy gola nga maksim Çupo-Moting ka ndaluar “Djajtë e kuq”, që nga ana e tyre kishin shënuar me Markus Rashford dhe Romelu Lukakun. Për herë të parë në këtë sezon Mançesteri lë pikë, megjithatë barazimi në “Bet 365 Stadium” i kthen ata në krye të Premier Ligës me pikë të barabarta me Mançester Sitin, por me golaverazh më të mitë se fqinjët e zhurmshëm. Çupo-Moting ka kaluar në epërsi Stouk Sitin në minutën e 43-të, por përgjigja e Junajtidit ka qenë e menjëhershme me Markus Rashford. Në pjesnë e dytë “Djajtë e kuq” kanë kaluar përpara me Romelu Lukakun pas një aksioni mjaft të bukur, por ka qenë pikërisht Çupo-Moting që ka barazuar për “Poçarët”. Në fundin e takimit ka qenë portieri i vendasve Butland që ka bërë mrekullinë, teksa shoku i tij i ekipit Kevin Vimer për pak sa nuk ka shkaktuar një autogol.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here