Po vuan në Rusi, Roshi mund të shkojë në Zvicër

Odise Roshi e ka nisur ters sezonin e ri në kampionatin rus me Ahmat Groznin. Mesfushori i kombëtares sonë humbi vendin në formacion që në pranverë, kur u ndërrua trajneri, por situata ka mbetur e njëjtë edhe në sezonin e ri.

Pak minuta, shumë stol dhe ndonjë problem fizik që e ka ndalur.

Një sezon kështu nuk i leverdis askujt, ndaj Roshi po sheh alternativat dhe në orët e fundit në skenë ka dalë Sioni. Ekipi i drejtuar nga Paolo Tramexani ka në përbërje Lenjanin e Kukelin, por Roshi është një opsion tjetër, me Tramexanin që e njeh mirë fierakun.

Koha po mbaron, tentohet një operacion blic deri nesër, duke iu referuar mediave ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *