“Po vjen ora e Nejmarit, unë më i mirë se Maradona e Mesi”

0

Ish-futbollisti legjendar i Brazilit dhe Barcelonës, Romario, ka lëshuar një intervistë për Fox Sports, ku ka habitur me disa batuta të forta dhe ndoshta të ekzagjeruara.

Romario ka folur për Mesin dhe Nejmarin: “A do ta përfshija Nejmarin në Brazilin kampion bote të vitit 1970, e konsideruar nga shumë njerëz e specialistë si kombëtarja më e fortë e gjithë kohërave? Së pari, Nejmari duhet të fitojë një Botëror, që të hyjë në Brazilin e vitit 1994, pastaj flasim për Brazilin e vitit 1970. Me gjithë respektin për Nejmarin, për të cilin kam shumë respekt dhe jam fan i tij, së pari ai duhet të bëhet i madh dhe fitimtar me Brazilin. Kjo vlen edhe për Mesin. Njerëzit debatojnë kush është më i miri, Maradona apo Mesi. Maradona mbetet më i mirë, për atë që ka bërë me Argjentinën”.

Më i miri në botë aktualisht? “Për mua, po vjen ora e Nejmarit. Ka bërë ndeshje të mëdha me Barcelonën dhe Brazilin. A është Mesi më i miri dhe ai që ka më shumë cilësi? Po, por mrekullitë që bën te Barcelona nuk i bën tek Argjentina. Nëse FIFA nuk voton më si ka bërë deri tani, atëherë Nejmar mund të fitojë çmimin e më të mirit”.

Mesi, Maradona, apo Romario? “Brenda zone ishte shumë më i mirë se Mesi e Maradona, e them me respekt dhe përulje”.

Shoku më i mirë i sulmit? “Bebeto, unë e ai ishim si Pelé e Kutinjo. Si dyshe të këtij niveli shoh vetëm ata të dy”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here