Po udhëhiqnin 5-0, Kedira zbulon fjalët e Lëv pas pjesës së parë kundër Brazilit: Do e nisim nga 0-0, po u tallët ju nxjerr jashtë

Gjermania i ka dhënë humbjen më turpëruese Brazilit gjatë Kupës së Botës së vitit 2014, që mbahej pikërisht në shtetin e këtyre të fundit. Shifrat 1-7 nuk kapërdihen lehtë, aq më tepër në një ndeshje gjysmëfinale. Ndeshja e mbyll që në pjesën e parë, kur “panzerat“ shënuan plot 5 gola në portën kundërshtare.

Megjithatë këto shifra dukej se nuk thonin asgjë për trajnerin Lëv. Në një intervistë për “Bild”, Sami Kedira zbulon edhe fjalët e teknikut të Kombëtares së Gjermanisë në pushimin e pjesës së parë, i cili nuk dëshironte në asnjë mënyrë që lojtarët e tij të lëshonin pe, edhe pse fitorja ishte thuajse e sigurt për ta.

“Jogi na tha: “Bukur, por ndeshja nuk ka mbaruar akoma. Nëse shoh ndonjë duke u tallur do e nxjerr jashtë menjëherë”. Ai e largoi tërësisht euforinë dhe tha: “Ne do ta fillojmë përsëri nga 0-0 dhe dua që të fitojmë edhe pjesën e dytë gjithashtu”. Ishte një mesazh perfekt nga ai”, ka zbuluar Kedira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *