Po stërvitet i vetëm tek Hiberniani, Kamberi u tregon me krenari simbolin e Kombëtares

Florian Kamberi ishte afrimi i ri i Shqipërisë sa i përket dy ndeshjeve të fundit kualifikuese që u luajtën kundër Andorrës dhe Francës. Por fatkeqësisht sulmuesi i Hibernianit nuk ishte dot i gatshëm për shkak të një lëndimi dhe për mos marrjen e lejes përfundimtare nga Zvicra, që të luajë për Shqipërinë.

Ndërkohë dëmtimi po e mban jashtë grupit edhe te Hiberniani. Skuadra skoceze po stërvitet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Motherwell, ndërsa Kamberi ka zhvilluar seancën i vetëm. Teksa stafi i ekipit po i bënte edhe foto gjatë stërvitjes, ka treguar me krenari simbolin e shqiponjës dhe përgjegjësitë e reja që po mban sa i përket zgjedhjes së Kombëtares. /Sport Ekspres/