“Po si e la jashtë Sherrin?”/ Dibra kritikon trajnerin Jonuz: Notën 4 e ka shumë, ra pre e presioneve te Vllaznia

Vllaznia ka humbur me rezultatin 3-1 në transfertën e djeshme ndaj Teutës. Një përballje kjo e cila nisi mirë nga shkodranët që kaluan të parët në avantazh. Por gabimi fatal i portierit Laço vendosi shumë për fatet e takimit, pasi e dërgoi në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-1 Teutën.

Trajneri Jonuz kishte menduar që të dënonte në këtë mënyrën Sherrin, që u fajësua nga të gjithë për humbjen ndaj Tiranës. Lotët dhe dëshpërimi i tij nuk kanë mjaftuar për ta falur, duke e lënë në stol. Pikërisht për këtë temë ka folur edhe komentatori sportiv i Radio Tiranës, Edmond Dibra, ndërsa ndodhej në emisionin të mirënjohur në Shkodër, “Radio Shkodra” që drejtohet nga Gasper Marku.

“Unë nuk e kuptoj sesi mund të lihet jashtë një portier si Alen Sherri. Po ta shohësh në përfundimin e takimit, ka derdhur lot ndaj Tiranës. Ato lot janë shumë domethenës. Nuk kishte fajin kryesor te goli i pësuar. Janë kaluar 4 futbollistë që kanë gabuar në mesfushë dhe Sherri ishte lojtari i 5 që gaboi. Por nuk kishte peshën kryesore. Është portier i talentuar, i mrekullueshëm dhe që ka kaluar të gjitha grupmoshat e Kombëtares. E ta lësh jashtë për të futur Laçon? Më duket e çuditshme shumë. Me gjithë respektin tim për Laçon, i uroj karrierë të mbarë, por fanella e Vllaznisë ka peshë të madhe për të. Unë kam debatuar nga stadiumi me trajnerin e portierëve te Vllaznia për këtë vendim dhe më pas i kërkova edhe falje”.

Në studio ka mbërritur një mesazh nga Ermir Vajushi që i vendoste notën 4 Jonuz ndaj Teutës: “Nota 4 për mua është shumë, për mendimin tim më mirë do të ishte 2. Kemi folur me shumë superlativa për ta, por ka rënë pre e presionit të Vllaznia. Tani më duket se edhe Jonuz ka rënë në batakun e Vllaznisë me këto blerjet e dështuara që janë bërë”, mbyll analizën e tij Dibra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *