Shënoi gol deçiziv, Shaktar Doneck hedh sytë nga lojtari i kombëtares shqiptare

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli po kalon një formë të mirë te Hajduku i Splitit. Në takimin e kësaj fundjave 22-vjeccari gjeti golin e parë në kampionat kroat në fitoren me rezultat 2-1 kundër Lokomotivës së Zagrebit.

Goli ka ardhur në momentin e duhur, pasi në zonën “VIP” të stadiumit të Hajdukut kanë qenë të pranishëm disa skautë. Mediet kroate aludojnë se vëzhguesit ishin nga “gjiganti” i futbollit ukrainas Shaktar Doneck.

Një detaj tjetër që mbështet këtë lajm është dhe fakti që dy ekipet zhvilluan një miqësore gjatë fazës përgatitore në Turqi, ku Hajduku mundi kampionët e Ukrainës me rezultatin e thellë 4-1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg