Po shkëlqen në Botëror, Liverpuli ofron 22 mln euro për ta marrë!

Pasi ka zyrtarizuar Xherdan Shaqirin, Liverpuli përgatit goditjen tjetër dhe emri në fjalë është futbollisti i kombëtares së Kroacisë dhe i Beshiktashit, Domagoj Vida.

Ai është dalluar sidomos në ndeshjet e fundit të Kroacisë, teksa u bë protagonist edhe në atë foto duke puthur fotografin që kishin rrëzuar pas festës së golit të shënuar nga Manxhukiç ndaj Anglisë, në gjysmëfinale.

Sipas medieve angleze, oferta për turqit është 22 mln euro. Vida ka veshur edhe fanellën e Dinamo Kievit dhe Dinamo Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *