“Po qajnë fëmijët, nuk kanë të hanë”! Arbitri i Superiores i drejtohet Ramës: I paguaj taksa këtij shteti, sot më duhet

Një situatë jashtëzakonisht shumë të vështirë është duke kaluar arbitri i Superiores, Klajdi Kola. Prej disa ditësh ka mbetur në Gjermani, ndërsa hotelet nuk e pranojnë për të qendruar, për shkak të situatës së Koronavirusit.

Ndërkohë kufijtë janë mbyllur dhe shumë shqiptarë kanë mbetur jashtë territorit tonë, pavarësisht vështirësive ekonomike që ata kanë. Në pamundësi për të kthyer, kërkojnë një ndihmë nga shteti shqiptar. Por thirrja duket dëshpëruese, sepse Edi Rama e tha qartë se Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’i ndihmuar dhe duhet të presin derisa të mbarojë lufta, e cila nuk ka një kohë të përcaktuar. Ky është reagimi i fundit i Klajdi Kolës, sipas asaj që raporton “FAX Ëeb”:

“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e ke anuluar, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Kemi disa ditë rrugëve sepse nuk na pranojnë as hostelat dhe as hotelet për shaktë situatës së krijuar nga COVID-19. Na mblidh në donjë vend nëpërmjet ambasadës, apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative.

Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën.Unë jam një dhe i ri, duroj, por mendo për familjarët me fëmijë. I kam parë të qajnë se skanë për të ngrënë. Ju lutem na jepni një zgjidhe”, shkruan Klajdi Kola. /Sport Ekspres/