“Po po, faji i arbitrave”/ I dalin kundër te reagimi, Partizani fshin postimet nga komentet dhe nuk publikon rezultatin me Tiranën

Partizani nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa humbja me rezultatin 5-1 ndaj Tiranës i ka dhënë një goditje të madhe skuadrës. Të gjithë fajësojnë arbitrin e ndeshjes nga krahu i të kuqëve, për ta filluar nga Olsi Rama, te trajneri Sormani, por edhe me vetë reagimin e klubit.

Atje shkruhet se FSHF duhet të reagojë pasi është vjedhur djersa e lojtarëve të tyre, ndërsa po sipas këtij reagimi, gjithçka është vendosur nga ana e arbitrit. Por në komentet e shumta që janë marrë nga ana e mbështetsve të Partizanit, dalin kundër kryesisë së klubit për mënyrën sesi po e menaxhojnë, për të bërë autokritikë dhe jo kritikë.

Gjithashtu në një vëzhgim të bërë në faqen zyrtare të Partizanit, janë fshirë postimet e paraqitjes së rezultatit pas pjesës së parë, kur shifrat po thelloheshin. Gjithashtu edhe rezultati përfundimtar nuk është pasqyruar në faqen zyrtare, për të shmangur komentet dhe reagimet e tifozëve. Por e njëjta situatë do të shfaqej disa muaj më parë edhe te Tirana, kur po dështonin në disa përballje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *