“Po plaket, nuk mund të vijë në çdo ndeshje”/ Histori prekëse, futbollisti bën tatuazh festimin me gjyshin e tij

0

Kern Hutkinson është një futbollist 25 vjeçar. Ai luan në një ligë amatore në Skoci. Ndonëse ndeshjet e tyre nuk kanë shumë ndjekës, Kern ka gjithmonë një tifozë shumë special që e ndjek në çdo ndeshje, ghyshin e tij. Së fundmi 25 vjeçari ka rrëfyer për SportBible historinë prekëse të tij e cila lidhet me një kupë të fituar dhe një tatuazh të inspiruar nga një foto festive.

Kern arriti të shënonte në një finale kupe disa minuta nga fundi i takimit. Goli vlente sa një trofe ndonëse në ligë amatore dhe festa e 25 vjeçarit u prit më buzëqeshjen e ngrohtë të të gjyshit. E pikërisht këtë moment futbollisti ka vendosur ta ketë kujtim përjetë, madje me një motivacion mjaft domethënës.

“Nuk kishte mbetur shumë minuta në lojë dhe unë arrita të shënojë, kështu që ishte thjesht emocion i papërpunua. Unë vrapova drejt gjyshit tim, i cili gjithmonë më qendron afër kur unë shënojë, kështu që u drejtova drejt tij për të festuar atë moment. Ai gjithmonë ka qenë atje për të më mbështetur. Unë thjesht doja t’i tregoja se sa shumë do të thoshte ai për mua. Ai nuk mund ta besonte kur e tregova. Ai nuk është një tifoz i madh i tatuazheve por ai ishte aq i tronditur kur e pa. Ai nuk do të mund të rrijë aq shumë gjatë në ndeshjet e mia, tani që është më i vjetër dhe është më e vështirë për të, kështu që të kesh një moment me të do të thotë shumë për mua”./Sport Ekpres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.