“Po më ngrihen nervat”, gazetarja italiane acarohet me Dybalan: Qartësi m***, pse e bëri testin?

Dybala bëri të ditur dje se rezultoi pozitiv me virusin Covid-19, që së bashku me të kishte prekur edhe të dashurën e tij, Oriana Sabatini. Por kjo ka sjellë edhe një reagim të ashpër nga gazetarja italiane, Selvaggia Lucarelli, e cila e sheh të padrejtë faktin se në një moment kur persona që janë duke vdekur në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësinë të kryejnë testin e Koronavirusit, yjet e futbollit e kanë këtë të drejtë.

Fakti që edhe pse nuk ka shfaqur simptoma dhe sërish ka kryer analizat për Covid-19, ndërkohë që në Itali është vendosur një rregull se vetëm personat në gjendje të rëndë mund të bëjnë tamponin, është një veprim që Lucarellit duket se ia ka ngritur nervat pafund. Madje këtë e bën të qartë në një postim të sajin në “Facebook”.

“Unë kërkoj shpjegime se pse në Lombardi nuk po bëjnë tampona për njerëzit që vdesin në shtëpi dhe Dybala, e dashura dhe “një person tjetër” (asimptomatikë), ishin në gjendje të bënin tampona. Tani dua të di pse ekziston një korsi preferenciale për VIP-a, qofshin ata futbollistë, gazetarë, dirigjentë dhe fëmijë të menaxherëve (djali i Tronchetti Provera i cili ishte asimptomatik për të përmendur një). Shëndeti nuk duhet të privilegjojë askënd dhe se kjo ndodh ndërsa qindra njerëz i quajnë të dëshpëruar duke kërkuar tampona për personat që janë të sëmurë, më bën nervoze në nivele të padëgjuara.

A ka ndonjë mënyrë për ta bërë privatisht dhe për një tarifë? Epo, na tregoni se ku mund të blini tampona ose shërbim. Apo duhet ta dijë vetëm Dybala? A nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë atë privatisht dhe a e bëjnë ata në ambiente publike? Akoma me keq Objektet publike nuk mund ta bëjnë këtë për ata që paraqiten atje me simptoma të buta, e lëre më asimptomatikë. Dhe nëse Dybala e bën atë në një klinikë private falë Juves, atëherë ka gazetarë si Porro që e bënë atë në Spallanzani, një strukturë publike. Kjo histori duhet të marrë fund. Qartësi mu**. Ose të gjitha ose asnjë ”, ka shkruar gazetarja Selvaggia Lucarelli./Sport Ekspres/