“Po më mungonte motivimi”, De Biasi tregon arsyet e largimit nga Shqipëria: Alaves? Nuk kuptonin shumë nga futbolli

De Biasi arriti majat e karrierës së tij në stolin e Sjqipërisë, ku bëri të pamundurën të mundur. Kuqezinjtë për herë të parë në historinë e tyre prekën me dorë ëndrrën e të luajturit në një Kampionat Europian. Për këtë sukses De Biasi së bashku me Tramezzanin e stafin e tij morën duartrokitjet dhe zemrat e gjithë tifozëve shqiptar, duke e parë teknikun italian si një hero.

Në një intervistë me gazetarin italian Gianluca Di Marzio, De Biasi sjell sërish në kujtesë eksperinecën me bardhezinjtë. Trajneri italan thekson se të drejtosh një Kombëtare është një sfidë e vështirë, ndërsa ndalet edhe te arsyeja e dorëheqjes së tij. Sipas De Biasit kjo erdhi pasi kishte arritur në majë dhe i mungonte motivimi. Ndërkohë flet edhe për eksperiencën e tij te Alaves, që rezultoi aspak e suksesshme, duke thënë se gabime të tilla nuk do të bëjë më në karrierën e tij.

“Është një eksperiencë intensive të drejtosh një Kombëtare. Duhet të punosh me kokën e lojtarëve dhe nuk është e lehtë të përgatitësh dy ndeshje të afërta pas disa muajsh nga takimi i fundit. Gjithashtu vëzhgimi i të gjithë lojtarëve. Me Shqipërinë bëra më të mirën  dhe për këtë kam marrë shumë vlerësime edhe nga qeveria. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme.

U largova nga Shqipëria sepse isha atje prej 5 vitesh e gjysmë. Ne ishim të tretët në grup dhe kishin mbetur edhe 4 ndeshje, por kishim Italinë dhe Spanjën përpara, me të cilat kishim humbur. I thashë presidentit që do të largohesha në mënyrë që t’i jepja pasardhësit tim mundësinë për të punuar me ndeshjet e tjera përpara Ligës së Kombeve. Më mungonte motivimi, duhej të nisja nga e para sepse u ndjeva shumë në majë.

Alaves? Nuk mund të bëj më gabime si ai kur pranova stolin e tyre. Ata kanë një trajner të menaxher të mirë, por klubi i tyre nuk kupton shumë. Nuk e dija realitetin dhe nuk duhej ta pranoja”, ka thënë Gianni De Biasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/