“Po marrim kampion bote”/ Nuhatje e keqe e Wenger, Mustafi shpallet blerja më komike

Tek Arsenali nuk ka pasur kurrë qetësi sa u përket rezultatevd dhe lojtarëve të ekipit. Në pozitat kur topçinjtë renditen në vendin e 10 dhe Chanpions League është po aq pike larg nga ta, tifozët mbeten vajtuesit më të mëdhenj të gjendjes së ekipit.

Së fundmi mediat angleze kanë nxjerr një analizë sa i përket performancës se qendërmbrojtësve të Arsenal. Kjo pasi ndeshje pas ndeshje shihet se mbrojtja është pika e dobët e topçinjëve. Sipas “Dream Team”” nga 11 qendërmbrojtësit e viteve të fundit, rasti i Shkodran Mustafit mbetet më komiku.

Gjithçka lidhet me faktin se 35 milion £ e shpenzuar për të, ishte shifra e tretë më e madhe e hedhur për blerjen e një qendërmbrojtësi. Asokohe trajneri Wenger shprehej optimist duke thënë se Arsenal po nënshkruante me një kampion bote(2016) dhe se tek Mustafi duhet investuar në aftësit e tija të shkëlqyera. Parashikimi i ish-teknikut veteran nuk iu përshtat kohës duke bërë që Mustafi të kthehej në tabelë qitjesh. Sot Mustafi shihet një një nga tepricat e shumta të ekipit, për të cilin as skuadrat e tjera nuk janë të gatshme ta blejnë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *